Prej orësh nën rrënoja, ndodh mrekullia në Izmir

Nëna dhe katër fëmijët e saj janë arritur të shpëtohen, pasi prej ditës së dkeshme qëndronin nënë rrënojat e ndërtesës që shembi tërmeti në Izmir.

Nëna dhe fëmijët janë nxjerrë në zonën e Bayrakli të Izmirit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën.

Kërkimet vazhdojnë për afërsisht 20 persona, të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës në zonën Doğanlar, ku 2 persona vdiqën dhe 10 njerëz u shpëtuan.

Tërmeti i fuqishëm goditi dje Turqinë perëndimore dhe ishullin grek Samos. Deri më tani autoritet kanë njoftuar 28 viktima, 26 në Izmir dhe dy prej tyre në ishullin grek.

Ndërkaq, kanë arritur të nxirren të gjallë nga rrënoja 71 persona, ndërsa mbi 800 kanë mbetur të plagosur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...