Meta shpërthen ndaj Ramës tek Arian Çani: Të më thotë dëshmor ai qen bir qeni!

Mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” është i ftuar Presidenti Ilir Meta.

Kryeministri Rama e bëri këtë deklaratë dje në Kuvend, ndërsa sot Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje.

“E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark. Unë e kam thënë dhe më parë që nuk është aq trim sa presidenti i Bosnje Hercegovinës sa kur e kapën peng serbët në aeroport,… Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese.

Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai.

Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thotë se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Ka ardhur momenti që do ketë ndarje mes shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis të shiturve dhe atyre që e duan Shqipërinë. ai është një pinok, është një mashtrues.

Unë jam Ilir Meta, jam nga Skrapari. Mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh”, tha Presidenti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...