Pyesni aleatët, kjo ishte përgjigjia e kryedemokratit Lulzim Basha, pas deklaratës së aleates së tij në opozitë, Monika Kryemadhi, e cila tha dje se është e gatshme të bëjë koalicion edhe me partinë e Jozefina Topallit, për të cilën Basha është shprehur indirekt se janë parti të krijuara nga Rama.

 

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha foli edhe për punën e demokratëve në terren, dhe tha se PD ka dy vite që shpalos planin ekonomik, që sipas tij kopjohet nga Rama. I uroj suksese znj Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kusht që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi te hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.-tha Kryemadhi dje.

 

Përgjigjia e Bashës sot: Edi Rama e di që do të humbasë ndaj nxjerr lajme të rremë, ndryshoi ligjin, dhe prodhon thashetheme. Unë dhe PD nuk do t’i shkojmë pas kësaj loje. Nuk ka shqiptar që nuk e di kush është Edi Rama dhe çfarë vlere ka fjala e tij. Komentet për pyetjet e aleatëve drejtojani aleatëve.

 

Ndërsa PD ka 2 vite në terren, ndryshe, nga i kopjoi Edi Rama propozimet për ekonominë, pagën minimale. Ju e dini,q ë prej vjeshtës 2018, PD është në terren. Programi ynë ekonomik, për papunësinë, varfërinë janë publikuar dhe transmetuar nga mediat dhe janë pjesë e përditshme e komunikimit tonë me qytetarët. Janë kilometra pas nesh