E dhimbshme/ Vajza nxirret nga rrënojat e tërmetit dhe përqafon babain e saj (Video)

Vijojnë operacionet e shpëtimit në Izmir të Turqisë pas tërmetit shkatërrimtar i cili shembi disa godina.

Në një video të publikuar në Tëitter, duket momenti kur një vajzë nxirret nga gërmadhat në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit dhe shoqërohet me duartrokitje. Nga ana tjetër, fatin e saj nuk e patën dy adoleshentë në ishullin Samos, Greqi të cilët humbën jetën nën gërmadhat e një godine që u shemb.

Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti i së premtes kishte një magnitudë 6.6 Rihter.

Tërmeti i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Më herët, ministri i Brendshëm i Turqisë tha se disa ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 12, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Sipas njoftimit, të plagosur janë shënuar 419 persona. Dy njerëz vdiqën në ishullin grek të Samos, thanë zyrtarët atje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...