Batuta e epike e ish-kryebashkiakut të Natës për Ramën: Është aq ters sa kur kryqëzohet me ndonjë dac të zi, maçoku i shkretë kap k*qet me dorë dhe…

Ish kryebashkiaku i Natës në Tranë, Briken Fejzullahu në një postim në mediat sociale ka renditur disa fakte që sipas tij vertetojnë se kryeministri Edi Rama është ters.

Reagimi i plotë: Vesh xhupin e Juves, Juvja pallohet. Vesh xhupin e Liverpulit, Liverpuli pallohet. Vesh xhupin e Bayern-it, Bayern-i pallohet. Vesh xhupin e kombëtarës, kombëtarja pallohet. Bën fushatë për Hillary-n, fiton bindshëm Trump. Tall trapin me Liken për parashikimin e tërmetit, bie tërmeti më i frikshëm i 100 viteve të fundit në vend.

Takon Di Maio-n, bie qeveria italiane. Bëhet kryetar i OSCE-së, plas pandemia kudo, duke çuar botën për lesh. Bën fushatë për Ďukanovič; pas 30 vjet fitoresh, Milo puthet me Milon. Projekton flamurin turk në fasadën e Universitetit, bie tërmet katastrofik në Izmir.

Kur them unë që ky është aq ters sa kur kryqëzohet me ndonjë dac të zi, maçoku i shkretë kap koqet me dorë dhe pret sa të kalojë dikush tjetër; nuk beson ti!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...