‘A ju erdhi shëndetësia falas!?’ Gazetarja bën bilancin e Rilindjes: Në djall të tjerat…

Gazetarja dhe moderatorja e “Tempora”, Sonila Meço ka postuar një shënim në faqen e saj në facebook ku bën një analizë të thjeshtë të qeverisjes së 8 vjetëve të rilindjes.

“Nëse ta kanë ofruar shëndetësinë falas siç premtuan, në djall të tjerat! Mos harroni çfarë i thoni vetes karshi çdo stresi, makthi, vështirësie, pamundësie, halli e tersi: “shëndeti i pari”!, shkruan Meço ne postimin e saj.

Ja postimi i plotë:

Pa shumë stërhollime

Nuk ka nevojë për analiza të thella sektoriale, për raporte e statistika (që një pjesë e publikut nuk i kupton), për të bërë bilancin e 8 viteve qeverisje.

A doni një kriter, që sekush mund ta verifikojë, pavarësisht formimit, diplomave, statusit, gjendjes financiare, qytetit a fshatit ku jeton, kriterin më domethënës, atë, që hedh poshtë a ngre në piedestal një makineri qindramiliona eurosh propagande, atë, që të bën të të dridhen leqet para kutisë së votimit e nuk ka forcë të ta ndryshojë mendjen?

Shëndetësia falas.

Mjafton ky kriter, shëndeti e jeta jote, e fëmijëve, prindërve të tu, dhimbja e shpirtit përballë pamundësisë për të shpëtuar veten e të shtrenjtin tënd.

Nëse ka rezultuar falas, as mos mendo dy herë e mos dëgjo asnjë premtim, asnjë program televiziv, asnjë skandal, që prodhon dita! Nëse ta kanë ofruar shëndetësinë falas siç premtuan, në djall të tjerat! Mos harroni çfarë i thoni vetes karshi çdo stresi, makthi, vështirësie, pamundësie, halli e tersi: “shëndeti i pari”!

Pra dhe një herë: A ju erdhi falas shëndetësia?

Sa ju kushtoi?

Kaq duhet për të votuar, se siç i thonë fjalës: “Shëndeti i pari”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...