Për vetëm 64 dollarë në orë/ Si “na gënjejnë” yjet, duke na bërë të mendojmë se jetojnë mes milionave

Me përdorimin e gjerë të rrjeteve sociale, shumë të rinj, kryesisht vajza, tentojnë të ekspozojnë një jetë mes luksit. Shumë prej nesh mendojnë se yjet e vetëshpallura të “Instagramit” kanë një jetë të admirueshme, me udhëtime e festa të shumta.

Por në fakt, shpesh shumica prej tyre janë një mashtrim i madh. Media britanike, “Metro”, i ka kushtuar një artikull të tërë mashtrimeve në rrjete sociale. Ata kanë marrë shtysë nga një postim i Maison Melissa, e cila poston shumë foto në “Instagram” dhe “Tik Tok”.

“Nahhhh sapo zbulova se vajzat nga LA po përdorin studio fotografike që duken sikur ndodhesh në avion privat. Më pas ata i hedhin këto foto në rrjete sociale. Është e çmendur, që gjithçka po shikoni është jetë false”, tha Melissa.

Kennedy Cymone, një influecuese “Instagrami”, e cila numëron plot 1.6 milionë ndjekës në rrjet, pozoi një foto që e shfaqte atë në mes të një “mali” me para. Gjithashtu edhe Azra Mian, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjet, bëri të njëjtën gjë.

Me të vërtetën, çdokush në fakt mund ta marrë me qira këtë avion dhe të imitojë një mënyrë jetese ekstravagante. E vendosur në Boyle Heights, Los Angeles, seti është në dispozicion për vetëm 64 dollarë në orë. Quhet Olympia 4 dhe mund të përdoret për të shkrepur çdo video ose foto. Për më tepër, prodhuesit e setit janë përpjekur ta bëjnë atë sa më real me dritat artificiale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...