Rama deklaratë të fortë: Imagjinoni ça ju pret në 25 prill nëse…

Edi Rama iu beri nje apel demokratëve sot që ta kenë parasysh se çfarë i pret në zgjedhjet e 25 prillit, duke e krahasuar opozitën me firmat piramidale.

“Luli, Meta e Monika, kjo është ajo që do u ndodhi”, theksoi shefi i qeverisë.

“Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve, votuesve, zgjedhësve demokratë, atyre që kanë arsyet e tyre që as mos e konsiderojnë fare për mua e PS, imagjinoni ca ju pret o demokratë, do shkoni në zgjedhje si tek Vehbiu e Sudja, jep një e merr dy.

Do e jepni votën për Lulin e do keni mbrapsht e dy të tjerë se aritmetika e Lulit është një e dy bëjne 3.

Luli, Meta e Monika, kjo është ajo që do u ndodhi.

Kjo është gjëja që ju duhet të keni në mendje.

Çfarë po ju pret në 25 prill në këtë fitore të madhe është dicka që kam detyrë për tua thënë.

Do shikoni mbrapa si edhe më parë se ça vjen kur PD bëhet bashkë me LSI”.

Për Ramën, zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më diskutime, “këshilla politik, e këshilla të asnjë forme”.

Duke iu drejtuar opozitës parlamentare, Rama tha se “Ju jeni të fituar të gjithë të fituar, unë nuk e di ku do i gjejë kryetari i ardhshëm i parlamentit aq shumë karrige, se 100 mandate i merr Monika, sipas Monikës, ja edhe 100 plus 100 plus 10 në aritmetikën e Lulit janë 140 i merr Luli, me siguri në 25 prill ne PS s’do kemi vend e ju do jeni mbledhur të gjithë te pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri”.

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm rinor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Shkodrës,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...

Marjan Ndershtiqaj: “Zëri i qytetarëve, shtysë për zhvillim të qëndrueshëm në Berdicë”

Në vijim të takimeve me komunitetin, Marjan Ndershtiqaj ka...

Marjan Ndershtiqaj takim frymëzues me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka në Shkodër

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive,...

“Lamtumire legjende” , Ndershtiqaj ne homazhe per Paulin Ndoja

Në homazh për ikonën e futbollit shkodran dhe shqiptar,...