“Luftë donit, luftë do të ketë”, Astrit Patozi i del në mbrojtje Hajdarit e Topallit dhe lëshon paralajmërimin e fortë për PD

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka dalë me një reagim të fortë ndaj PD, e cila në gazetën e saj shkruan se Jozefina Topalli, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi janë kukulla të Ramës.

Me ironi Patozi i drejtohet duke i thënë ‘me krahë të lehta Lul’ dhe i përgjigjet se meqenëse duan luftë, luftë do të kenë.

Postimi i plotë:

ME KRAHË TË LEHTA, LUL!

1-PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë.

2-Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër

3-Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj.

Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë! Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...