Kryemadhi hap ‘zemrën’ me gazetarët: Kush ka hall t’i bjeri telfefonit tim, ua zgjidh unë jo Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka hapur “zemrën” dje para gazetarëve. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi i dha drejtuesit të programit, Blendi Fevziu se nëse do të kishte një problem, dhe ta telefononte, ajo do ta ndihmonte që ta zgjidhte.

 

“Unë nuk pretendoj që Monikën apo LSI-në ta dojë ndonjë këtu në studio. As ta votojë. Por pretendoj që secili nga ju kur ka një hall… po t’i bjerë telefonit kur ka një hall, Monika ka për t’ja hapur telefonin dhe do t’ja zgjidhi. Ndërsa Edi Rama do të thotë; a do këtë? Prit shtoje dhe këtë se me duhet mua për diçka tjetër,“-tha në fjalën e saj Kryemadhi.

 

Një batutë të tillë e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha, duke u shprehur se edhe familjarët e tij nuk e kontaktojnë kur kanë probleme, por i besojnë më shumë qeverisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...