E ëma sa nuk rrëzohet në tokë, takimi drithërues i Endri Dumanit me nënën e tij, i vogli nuk shfaq asnjë emocion (Çfarë i kishte thënë Ramës)

Momente me zemër në dorë, janë ato të takimit të Endri Dumanit me nënën dhe dajen e tij, për herë të parë pas 7 vitesh.

Në dukje një fëmijë që nuk reagon, Endri shihet i hutuar nga ky takim që ndodh pas 7 vitesh, që ka kaluar në një ferr si ai i kampit Al Hol në Siri.

Në videon e postuar nga Rama shihet sesi familjarët janë të emocionuar, ndërkohë që vetë kreu i qeverisë zbulon se fjalët që i ka thënë Endri janë “sa qenke plakur”.

Nëna e Endrit, nuk ngopet së përqafuari djalin e saj, që i ati ia mori nga krahët në moshën 6-vjeçare, së bashku me Evën, e cila ndodhet ende në kamp, pasi nuk ka pranuar të kthehet.

Sigurisht që familja ka bërë apele dhe përmes medias, që ajo të pranojë të kthehet në Shqipëri, po duket se vajza është e ndikuar nga disa familje të tjera shqiptare, që janë në kamp, dhe që gjithashtu nuk kanë pranuar që të kthehen në vendin tonë, nga frika e një përballje të mundshme me drejtësinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...