U etiketua si shqiptar, rrëfehet Pirro Dhima: Nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët

U etiketua si shqiptar pak ditë më parë nga një gazetare greke, por ai e kundërshtoi dhe i tha se është grek i lindur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ish-kampionin olimpik të peshëngritjes Pirro Dhima, i cili ka rrëfyer për mediat greke historinë e fëmijërisë së tij dhe hapat e parë të karrierës.

Ai shprehet se ndjehet krenar që është grek brez pas brezi, ndërsa shton se ende vijon të ketë kontakte me persona në Shqipëri, vendin ku lindi dhe jetoi deri në rënien e komunizmit.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, tha Dhima.

Dhima tregon se filloi të ngrejë pesha që kur ishte 7 vjeç e gjysmë, ndërsa thotë se në kohën e komunizmit në Shqipëri, minoritarëve grekë nuk u jepej e drejta të shkolloheshin në universitete përveç atyre të betuarve për partinë.

“Kam filluar të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit. Më mbingarkuan peshat ”.

Partia Komuniste nuk na dha neve të Veriut mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë.”- thote ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...