Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar disa situata komike që i ka përjetuar në rininë e saj. Mariana kishte me vete një bluzë, në të cilën lexonte “Sega la legna”, që do të thotë “sharrojmë një drrasë në italisht. Në rini, ajo nuk e dinte se çfarë do të thoshte dhe çdo darkë bënte xhiro me të që ta shihte i shoqi.

Ai i kishte buzëqeshur duke i thënë “Hajde sharrë hajde”, duke marrë shkas nga bluza. “Në këtë bluzë shkruhet Sega la legna që unë nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë, që do të thotë sharrojmë një drasë në italisht. Ne vajzat e rrugës së Durrësit nga Pallati i Kulturës deri në Korpusin Qëndror bënim atë xhiron e famshme, pastaj kur vinte koha e plazhit ishte akoma më bukur, nga Iliria deri tek Hekurudha bënim xhiro në darkë.

Unë me një bluzë të tillë që e kisha marrë borxh që shkruheshe Sega la legna bëja xhiro dhe mezi prisja të shihja tim shoq, ta kisha përballë dhe t’i qeshnim njëri-tjetrit.

Vetëm me atë të qeshur ne rrinim një muaj, kishim një kënaqësi të madhe, mjafton që më qeshi. Gjatë xhiros së bukur e kisha përballë dhe ai më thotë hajde sharrë hajde. Unë thashë uaa çfarë është kjo sharrë, e shoqja më thotë jo moj pale për çfarë e ka patur.

Ecëm sa ecëm dhe u kthyem dhe ishim prap përballë dhe më thotë prap wow çfarë sharre, hajde sharrë hajde dhe unë e zeza, po ky kujt i thotë sharrë! I thashë asaj shoqes me siguri ky nuk më do më. U trishtova dhe mërzita shumë.

E ndoqa nga pas dhe përballë prap më thotë wee çfarë sharre. E unë i them ore ti kujt i thua sharrë, e më thotë asnjë njeriu. I them po ti po më drejtohesh mua, e më thotë po ti e ke të shkruar tek bluza. E ke gabim i them, këtë bluzë e veshin vetëm femrat e bukura dhe ika”, tha aktorja.