Çifti e birëson pas 10 vitesh martesë, djali e kupton nga shokët e lagjes

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar historia e një çifti të moshuar, të Pije Ziu, 77 vjeç e martuar me Ibrahim Çanin të cilët jetojnë në Tiranë.

Pas 10 vitesh martesë që nuk mund të bënin fëmijë, vendosën të merrnin një fëmijë dhe vëllai i Ibrahimit me gruan e tij morën përsipër të bënin një fëmijë për t’ia dhuruar Pijes dhe Ibrahimit. Kështu, erdhi në jetë Kastrioti, i cili sot është 37 vjeç. Mbas 1 viti e gjysmë, Pija ngeli shtatzënë dhe solli në jetë një djalë, Fatjonin, i cili tashmë është 35 vjeç.

Kur Kastrioti (fëmija i birësuar) ishte 15 vjeç, ai e mëson nga shokët se nuk ishte fëmija biologjik i prindërve që po e rrisnin. Kastrioti nuk e kishte shumë qejf shkollën, pasi mbaroi 8 vjeçaren, nuk e ndoqi arsimin e mesëm, dhe filloi të punonte në punëra të ndryshme. Ndër këto punë vetëm për një vit i janë paguar siguracionet.

Pije Ziu: Për 10 vite ne nuk kemi patur dot fëmijë edhe pse vizitohesha apo merrja ilaçe. Unë isha në moshën 37 vjeç atëhere dhe vendosëm me burrin që të marrim një fëmijë tek farefisi jonë dhe e morëm tek vëllai i burrit. Ai ishte martuar me mbesën time, me gocën e motrës. Do e duam të dy sepse e kemi tonin dhe ata do e kenë mendjen e fjetur. Kështu lindi Kastrioti i cili është 37 vjeç.

Pasi u bë djali një vit, unë ngela shtatzënë që nuk e besonim kurrë. Unë e mora vesh kur vajta tek doktoresha edhe pse isha 5 muajshe. I rritëm të dy djemtë. Kastrioti përfundoi vetëm 8-vjeçaren dhe jo se nuk ishte i zgjuar, por i neglizhonte. Iu luta të shkonte por nuk shkoi, nuk ka mbaruar as ushtrinë.

Mirela Milori: Kur e kuptoi Kastrioti që ju nuk jeni prindërit biologjikë?

Pije Ziu: Disa djem tek lagjia jonë i treguan. I thanë o Kastriot ti nuk e ke mami këtë, e ke teze, ty të ka lindur ajo tezja që ke në Tapizë. Unë e kam mamin dhe babin tim i kishte thënë, çfarë thoni juve? Erdhi në shtëpi dhe më tha o mami a është e vërtetë që mua më ka lindur Lili? I thashë jo, ata që të kanë thënë nuk ta duan të mirën, mos i dëgjo.

Kur shkuam tek vjehrri në Tapizë edhe djali i i atyre i kishte thënë që ti je vëllai im, ty të ka lindur mami dhe babi im dhe ne të kemi falur tek xhaxhi se ata nuk kishin fëmijë dhe kështu u mor vesh.

I tha dhe i ati pastaj, ti je djali im dhe të dhamë tek xhaxhi sepse na vinte keq, por meqë ata lindën ti hajde të rrish tek ne. Nuk bëhet më ajo puna tha çuni dhe erdhi tek ne sepse kishte dhembshurinë tonë. Mund të ketë qenë 15 ose 16 vjeç.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...