Italia kërkon punëtorë, kerkon 30 850 emigrantë

Italia nis zbatimin e një dekreti të ri për pranimin e emigrantëve në kuadër të planit për të punësuar qytetarë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

Qeveria Conte ka aprovuar një program tranzitor për pranimin e të huajve për punësim. Nga ora 9 e datës 13 tetor 2020 në portalin e Ministrisë së Brendshme Italiane nis procedura online e zbatimit të lëtij dekreti që parashikon pranimin në territorin italian për motive punësimi të 30 850 emigrantëve të rinj ekstrakonumitarë.

Qytetarët ektrakomunitarë që përmbushin kërkesat, duhet të aplikojnë online me afat deri më 31 dhjetor 2020.

Ndër 30 850 kuota pranimi, 18 mijë prej tyre i janë rezervuar emgirantëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sri Lanka. Moldavia Mali, Marok, Filipine, Algjeria, Bangaldesh, Bosnja-Hercegovina., Bregu i Fildishtë, Korea, Egjipti, Salvador, Gambia, Gana, Japoni. Eriopia, Ukraina, Senegal, për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë, turizmit e hotelerisë.

Rreth 12 850 kuota të tjera janë parashikuar për punësim dhe për konvertim të lejeve të qëndrimit të emigrantëve ekstrakomunitarë që ndodhen në Itali.

Ndër to 6000 kuota janë parashikuar për sektorin e autoransportit e ndërtimit e 1000 kuota për qytetarë eksrakomunitarë që gjatë 5 viteve të fundit kanë hyrë të paktën një herë në Itali për punësim sezonalë. Të gjitha kërkesat e emigrantëve të rinj do të trajtohen sipas një rendi kronologjik.

Dekreti për pranimin e emigrantëve të rinj është pritur mjaft mirë nga shoqata e sipërmarrësve bujqësor italianë sipas të cilëve do të ndihmojë në zgjidhjen e problematikës së mungesës së krahut të punës në këtë sektor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...