Aksident i rëndë, makina godet për vdekje 5-vjeçarin shqiptar

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Hasit gjatë ditës së sotme. Si rezultat i aksidentit një fëmijë pesë vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një makinë.

Shoferi i veturës është dërguar me urdhër të prokurorit në komisariat për 48 orë. Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...