Afati deri më 31 dhjetor/ Ju skadon karta ID? Ja dokumentet që duhen për rinovimin e saj

Nëse brenda vitit ju skadon karta e ID, apo tashmë ka skaduar, duhet të nxitoni të bëni aplikimin për një të re, për të shmangur fluksin e madh që pritet në javët e fundit të 2020-ës.

 

Thirrja vjen nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili në një postim në rrjetet sociale, kujton se vlefshmëria e kartave ID që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor.

 

“Skadimi i saj e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ri-aplikimi për kartë ID mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit”, shkruan Lleshaj.

Njoftimi

Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.
Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët!!

 

Një numër i madh shërbimesh tashmë kryhen online, nëpërmjet kartës së identitetit.

 

Karta e identitet ju shërben për:

• Veprime administrative

• Veprime financiare

• Kalim në Pika Kufitare

• Kusht për rinovimin e pasaportës

 

Skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm.

 

Ri-aplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

 

Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA.

 

Për t’u ri-pajisur me ID kartë:

• Bli kuponin për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare

• Rezervo online orarin në e-Albania

• Paraqitu në Zyrën e Aplikimit

Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...