Deputeti Demokristian, Nard Ndoka, mbetet një personazh mjaft i dashur në rrjete sociale por jo vetëm. Thëniet e tij ‘emblematike’ të mbeten në memorie pasi janë gjithmonë fjali të shkurtra dhe me nota gazmore.

 

Duke përdorur një vijë të thjeshtë llogjike, Ndoka përmban në retorikën e tij një arsenal argumentesh shkak-pasojë, të cilat shkaktojnë më shumë humor se sa shprehin diçka me kuptim.

 

“Pirja e duhanit, shkurton cigaren”.- u shpreh Nard Ndoka gjatë një interviste televizive. Kjo frazë nuk ngeli pa u evidentuar nga qytetarët, të cilët shprehen në rrjet me nota dashamirëse se rikthehet fuqishëm “profesori i filozofisë” Nard Ndoka.