Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do ketë rrebeshe shiu dhe shtrëngata

Ditën e sotme në pjesën më të madhe të territorit do të ketë rrebeshe shiu. Meteoalb parashikon se kushtet atmosferike pritet të përmirësohen gjatë mbrëmjes. Ndërkohë, temperaturat sot do të luhaten nga 11 deri në 26 gradë.

PARASHIKIMI:

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu do të mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në zonat veriore herë pas here në formë shtrëngatash. Këto kushte atmosferike mbeten prezente deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet përkohësisht.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. 

Rajoni dhe Europa: Europa Jugore VIJON me vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Po ashtu Qendra dhe Veriu i Europës mbeten me vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm. Ndërsa Gadishulli Iberike dhe Europa Lindore mbeten më kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...