“INTERNETI PO SHKATËRRON MARRËDHËNIEN PRIND-FËMIJË”

Aksesi në internet I fëmijëve që në moshë të vogël është ndër fenomenet që ka zënë rrënjë në shoqërinë tonë por jo vetëm.

Psikologia Antonjeta Pero bën të ditur se përdorimi I parakohshëm I paisjeve teknologjike sjell pasoja të shumta fizike dhe mendore ndërsa tregon se varësia që kanë fituar fëmijët nga lundrimi në internet I ka bërë ata të shkëputen nga prindërit.

Paisja e fëmijëve me telefona apo kompjuter nuk duhet të konceptohet si një trend nga prindërit thotë psikologia.

Pero sugjeron që fëmijët të mos qëndrojnë më shumë se 60-90 minuta përpara kompjuterit apo telefonave.

Marrëdhënia prind-fëmijë është ajo që ushqen zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijës. Ndaj psikologia Antonjeta Pero këshillon prindërit të tregohen të kujdesshëm gjatë kohës kur fëmijët lundrojnë në internet pasi çdo material, aplikacion apo videolojë mund t’I bëjë fëmijët të krijojë varësi duke shkaktuar më pas një sërë efektesh anësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...