Pa përfunduar prishet rruga e Thethit (VIDEO)

Ende pa u përfunduar, nisin te shfaqen problemet e para në rrugën e Thethit.

Reshjet e shiut kane shkaktuar rrëshqitje që kanë dëmtuar murin e ri mbrojtës që po ndërtohet në këtë segment nga Qafa e Thores deri në Theth.

 

Ish anëtari I këshillit bashkiak Mark Rupa, njëkohësisht kryetar I grupseksionit 5/3 në degën e PD Shkodër, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me punimet për rrugën e Thethit

“Shkel e shko,

dhe puna qe po behet ne rrugen Qaf Thore-Theth. Viti i dyte qe nga fillimi i punimeve dhe finalizimi duket akoma i larget. Nuk behet fjale per hapje te rruges, pasi rruga ka afro nje shekull e hapur, por per zgjerimin dhe asfaltimin e 16km ne kete segment.

 

Po ndaj me ju instalimet e fundit me materiale tekstile qe do sherbejne si mure mbajtese dhe mbrojtese ndaj shembjeve te mundeshme dhe pjerresive ekstreme qe ofron relievi aty. Investimet me mure tekstile jane investime me kosto te ulet qe zakonisht zbatohen per mbajtjen e brigjeve te buta ne vende me tension te ulet te terrenit.

 

Duket qe ne hapat e pare qe ky eshte nje model i deshtuar per ate tip relievi te alpeve tona. Pavaresisht kesaj instalimi i tyre akoma vazhdon.

 

Ne vitet qe vijne pervec strukturave metalike mbrojtese, tashme te shtremberuara e te shkaterruara prej vitesh, i bie qe ndotjes se peisazhit do i shtohen dhe tekstilet e shqyera, shembjet e dheut dhe renja e gureve mbi rruge.

 

Rruga qe gjarperon pergjate nje prej vendeve me te bukura malore ne Europe do jete nje tjeter pasqyre e aftesive tona inxhinierike dhe korrektesise institucionale. Nese vazhdohet keshtu me siguri do jete nje simbol i puneve shkel e shko qe financojne dhe monitorojne institucionet tona dhe nje medalje pa aftesie dhe mungeses se dinjiteti ne gjoksin e inxhiniereve projektues dhe zbatues.

 

Organet e drejtesise dhe kontrollit te shtetit do informohen per cdo abuzim dhe pune Shkel e Shko qe demton peisazhin e Thethit dhe alpeve tona te bukura.

Te bëhen korrigjimet sa është akoma ne kohe!”- përfundon reagimi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...