“Kur do ta th yesh qafën e të zhdukesh?/ Qytetarët “mas akrojnë” Ramën me komente, ja si u pergjigjet ai

Kryeminsitri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rrjetin social Facebook. Menjëherë sapo kreu i qeverisë publikoi disa foto të shkollës nëntëvjeçare “Njazi Mastori” në Sukth të Durrësit, e cila po rindërohet, qytetarët filluan t’i kërkonin llogari kreut të qeverisë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, papunësia, largimi i shqiptarëve dhe ekonomia, janë disa nga çështjet që Rama debatoi me qytetarët. Disa prej tyre i kanë kërkuar Ramës që të largohet nga pushteti, pasi ka mashtruar qytetarët. Ndërsa kreu i qeverisë tha se këtë gjë e ka populli në dorë.

REPLIKAT

Shpetim Hyseni: Po ti kur do ta thyesh cafen e te zhdukesh njehere e mire?

Edi Rama: Ah ndjese nuk ta bej dot qejfn per kete Shpetim, e ka ne dore populli kete ceshtje!
Shpetim Hyseni: Per ty eshte dimri i fundit.

Francesk Agallari: Duam lista te hapura ,se as votat e socialisteve ske me marr me kete mashtrim qe bere.

Edi Rama: Se votat e kujt do marr une ate do ta shohim ne 25 prill, ndersa listat te hapura do te jene por po degjove ata qe tallen me ty, i mbyllur do mbetesh!

Andon Duka: Të erdhi koha të largohesh nga ajo karige se je ber i neveritshem. Lerja karrigen mendjeve te reja dhe i lini pallavrat se esht mbush kupa. Liroje karrigen ne meny demokratike dhe joa ta mbani karrigen me dh un. Flm.

Edi Rama: Ata qe perdorin dhu nen per karrigen kane ikur pergjithmone, ndersa kupen e jep populli keshtu qe mos u mërzitni.

Vladimir Mollaj: Shefi, mundesia ka te beje me parate,o i ke o nuk i ke! Lufta ndaj hajduteve nuk ka te beje me mundesite por me deshiren!!!

Edi Rama: Per deshiren nuk e ka askush me te madhe se une, por ka te beje me sistemin gjyqesor qe po pastrohet e ngrihet hap pas hapi, po do doje ende kohe!

Bruna Biqiku: Ia kepute noi fundjave tbukur me ndonje vend piktoresk ti? Ate shiko, tkeqen!
Edi Rama: Po, isha ne zonat ku po ndertohen shtepite!

Arjan Hoxha: A eshte e drejte qe ti besh keto veprime gjashte muaj para zgjedhjeve, apo puthi doren para votimeve dhe prishi shpijat pas votimeve.

Edi Rama: Cilat veprime vella? Ligji per zerimin e taksave ka kaluar ne korrik e para dhe e dyta, shpiat nuk i prish une po ligji kur duhet hapur rruga nacionale, ndersa une shpiat i rindertoj kur i shkaterron termeti

Edmond Xega: Por kur do regulloni problemin e ujit dhe dritave qe eshte mjaft emergjente.
Edi Rama: Ku e konstaton kete emergjence per shembull?

Eduart Rama: Gabim e tha se ai ka naj inters kur njerzit hikin biznest mbyllen
Edi Rama: Sipas teje qe flet po, kurse sipas atij qe punon jo!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...