Ku do kandidojë? Edi Rama: Unë jam deputet i gjithë Shqipërisë, por…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka prezantuar platformën digjitale të Partisë Socialiste.

Gjatë kësaj konference, Rama është pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë vetëm në Vlorë apo edhe në qarqe të tjera, pasi tashmë i lejohet të kandidojë në 4 qarqe.

Rama është përgjigjur duke thënë se ai është deputet i gjithë Shqipërisë, ndërsa shtoi “nnë në Vlorë kam qenë që 1 muajsh dhe do jem deri në fund.”

“Kjo është një tjetër votë që unë do ta jap pa dëshirë, edhe PS do e japë pa dëshirë, sepse e propozon opozita parlamentare. Unë jam deputet i të gjithë Shqipërisë. Deputeti i qarkut është zëri i atij komuniteti dhe ka detyrë të bëjë çmos të tërheqë sa më shumë për atë qark, ndërsa unë jam i të gjithë Shqipërisë. E vendos unë emrin në Vlorë apo Tropojë, kjo është diçka që e kërkon ligji.

Unë në Vlorë kam qenë që 1 muajsh dhe do jem deri në fund, jo të jetës politike por edhe të jetës fizike. S’më bënfakti që të jem deputet atje që të jem i dashuruar me Vlorën. Do jem aty ku do jetë e nevojshme.”, -tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...