Kryeministri Edi Rama ka folur për mediet, pas mbledhjes në selinë rozë me drejtuesit në qarqe. Mësohet se në këtë takim në fokus të diskutimeve ka qenë fushata zgjedhore dhe për këtë Rama tha se tani është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.

I pyetur nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve të PS në qarqe, kreu i maxhorancës tha se nuk është i kënaqur as me veten e tij.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën. Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.

Sa i përket drafitit të opozitës së bashkuar për Kodit Zgjedhor, kryeministri tha se është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.