Fundjava sjell stuhi dhe reshje të dendura shiu…

Disa meteorologë nga Greqia janë shprehur së fundmi se fundjava do jetë edhe më e vështirë përsa i përket reshjeve të shiut dhe stuhive. Meteorologu Hakil Osmani ka qenë në një lidhje direkte me emisionin Rudina në Tv Klan, ku na ka treguar nëse këto informacione janë të sakta dhe si do jetë parashikimi i motit në fundjavë.

Rudina Magjistari: Dje ka qenë një natë e frikshme, nuk e di nëse të ka dalë gjumi nga zhurma, por besoj se kanë qenë të paktë ata që nuk janë zgjuar mbrëmë.

Hakil Osmani: Mbrëmjen e djeshme në orët e mbrëmjes ka patur jo vetëm reshje, por ato kanë qenë të shoqëruara edhe me shkëndija elektrike, të cilat herë pas herë ka patur edhe prezencë të parametrit të erës. Ka qenë një natë e zhurmshme dhe njerëzit në ankth.

Rudina Magjistari: Çfarë na pret në fundjavë?

Hakil Osmani: Që në orët e para të ditës së sotme kemi parë një përmirësim të kushteve të motit duke bërë që vranësirat të spostohen në zonat malore, duke bërë që herë pas herë të kemi rebeshe të pakta shiu në vendin tonë. Kjo situatë vazhdon të vijojë edhe ditën e nesërme. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar lokalisht intensiv deri në orët e para të ditës së shtunë. Duke ardhur mesdita dhe pasditja do të kemi një përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që edhe e diela të mbetet me vranësira dhe reshje shiu. Do të jenë reshje në sasi më të paktë sesa nga ato që do përjetojmë ditën e shtunë.

Rudina Magjistari: Parashikimet e meteorologëve grekë flasin për një të premte dhe të shtunë mjaft të vështirë përsa i përket reshjeve referuar Shqipërisë. Sa e saktë është kjo?

Hakil Osmani: Në fakt pritet që në orët e mbrëmjes të premten të kemi prezencë të dukshme të vranësirave dhe reshjeve të shiut të cilat do të jenë me një intesitet mesatar, jo vetëm në zonat malore, por do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit, por pritet që herë pas here të kemi reshje me intesitet të lartë deri në orët e mesditës të ditës së shtunë, më pas do kemi përmirësim të lehtë të kushteve të motit. E diela do ketë mot më të qëndrueshëm, por që reshjet e shiut do mbeten prezente. Kjo sjell edhe freskim të motit, temperaturat do ulen deri në 24-25 gradë Celsius. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...