Nga telefonata e fundit e babait deri tek martesa, Arilena Ara i thote të gjitha

Arilena Ara është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër më të përfolurat në media.

 

Këngëtarja ka treguar gjithmonë se ka qenë shumë e lidhur me babain, të cilin e ka humbur disa vite më parë.

 

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek e Diela Shqiptare dhe në një intervistë me Arditin, ka folur për momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.

 

Pjesa nga biseda:

Ardit Gjebrea: A ka ndonjë moment që ti ke qenë e shkatërruar, një moment të trishtuar, një moment në të cilin ty të është dashur të aktrosh dhe të dalësh në skenë, apo në një intervistë, sepse kjo është jeta e artistit?

 

Arilena Ara: Sigurisht, ka patur shumë momente. Të gjithë i kemi ato momente që nuk jemi mirë nga ana shëndetësore etj. Por një moment që ka lënë shenjë në jetën time për vetë faktin që pas atij momenti ndryshoi komplet jeta ime, është gjatë kohës kur babi ende jetonte dhe ishte i sëmurë, ishte në ditët e tij që do të thoshte mirupafshim domethënë.

 

Mori një telefonatë nga Adi Hila, duke qenë se unë isha edhe pjesë e Gjeniut dhe kishin kaluar një vit e gjysmë, ai e telefonoi dhe i tha se do bëjë ‘X Factor’ dhe Arilena duhet të jetë pjesë e audicioneve. Dëshira e madhe e babit pavarësisht se e dinte ikjen e tij, e dinte që nuk do më ndiqte dot, ishte që goca do jetë patjetër në ‘X Factor’ dhe do ta çojë deri në fund këtë gjë, edhe pse nuk do jem unë fizikisht për të.

 

E mbaj mend atë telefonatë dhe ishte shumë e vështirë nga ana e tij ta bënte. Unë isha shumë e emocionuar, babi ka qenë një njeri që fliste shumë dhe nga lodhja e tij fizike nuk e bënte dot ashtu siç donte, megjithatë ajo ishte telefonata e fundit që ka bërë dhe ka marrë. Dhe unë pas atij momenti më është dashur të iki në audicionet e ‘X Factor’. Ndërkohë që e gjithë familja ime mbante zi për babin pas ikjes së tij, unë u vesha me të bardha dhe ika në audicionin e parë. E qeshur e lumtur, duke mos e ndarë me askënd këtë histori dhe mund të them që aty ndryshoi jeta ime. Babi me dha bekimin më të madh.

 

Përpos kësaj, Arditi e ka “ngacmuar” edhe me pyetje personale.

Pjesë nga biseda:

 

Ardit Gjebrea: Ti do vish nuse në Shkodër?

Arilena Ara: Joooo.

Ardit Gjebrea: Pse nuk është nga Shkodra ai që pashë unë në telefon?

Arilena Ara: Ncuq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...