Sandër Lleshaj ndërron mendje? Shfaqet i lumtur nga Shkodra: Do jem në …

Ministri Sandër Lleshaj ishte sot në qytetin e Shkodrës për prezantimin e forcave të Posacme Shqiponja dhe me buzëqeshje në fytyrë pranoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare 2021.

“Policia e Shtetit do të jetë absolutisht e aftë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve dhe Shqipëria do të ketë pa diskutim zgjedhjet më të mira në historinë e saj”, tha Lleshaj ndërsa gazetari e pyeti: “Me apo pa ju?”.

Lleshaj i hodhi vështrimin dhe i lumtur theksoi: “Me… me…”. Kështu e tha troc se do të jetë në krye të policisë për të menaxhuar situatën e zgjedhjeve që do mbahen më 25 Prill 2021.

Por me këtë duket se bie në kundërshtim me deklaratën e bërë para disa ditësh nga qyteti i Vlorës, ku e shprehu qartë se nuk do të jetë më ministër i brendshëm në qeverinë e Edi Ramës, në rast se ky i fundit kërkon të marrë një mandat të tretë.

“Që nuk do jem më, është e sigurt, asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, u shpreh Lleshaj shkurtimisht para gazetarëve tre ditë më parë.

Ndërsa sot, ministri i Brendshem iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për eksponent të sigurimit të shtetit në radhët e policisë duke thënë se policia ka ngritur vetting për secilën figurë.

“Policia nuk është në dorën e sigurimit të shtetit, për këtë ju garantoj. Sipas sondazheve të fundit rezulton që mbi 62% e qytetarëve shqiptarë mbështesin Policinë e Shtetit dhe 75% thonë që janë të sigurtë në vendin e tyre”, tha Lleshaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...