E trishte! Ndahet nga jeta aktori shqiptar, rolet e shumta dhe …

Ndahet nga jeta aktori i Kosoves, Adem Mikullovci. Ai lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë dhe bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ).

 

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

 

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

 

Krijimtaria – Filmografia

Proka (1984)-aktrim Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim Era dhe Lisi (1979)-aktrim Sul mi i kuq (1974)-aktrim Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim Vakti e han kashten I (2009)-aktrim Crveni udar (1974)-aktrim TV produksioni Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim

 

Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim Qesh e ngjesh (1982)(humor) Gëzuar viti i ri (1976) Burleska(komedi). Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim. Videoproduksioni Mahmutovitët dhe Rexhepovitët Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit Kur do të kthehet Remziu Katunar e shehërli Mëhalla jonë QëndresaSadri Llapjani Tëgjithë me ne, (2000) Mësuesi Një pallto për babain tim në burg Një buqet buzqeshje Të gjithë me ne, (2000)

 

Kariera politike

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

 

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...