Olsi Bylyku rikthehet në ‘Klanifornia’ pa dëshirë: Nuk do pranoja kurrë të performoja deri sa…

Aktori shumë i dashur për publikun Olsi Bylyku rikthehet sot në ekran me sezonin e ri të “Klanifornia”, por përmes një postimi në Instagram, aktori shkruan se për herë të parë kthehet në punë pa energji, pa mall dhe dëshirë.

Shkak për këtë është fakti që “Klanifornia” duhet të vazhdojë transmetimin pa publik. Olsi shkruan se i mungon shumë duartrokitjet e publikut, të qeshurat e vërteta, komunikimi sy me sy dhe frymëzimi.

“C’te sheroj 1 doktor nese nuk ka paciente
c’te edukoje 1 mesues nese nuk ka nxenes
C’te performoje 1 aktor nese nuk ka publik.
Miq , sonte rikthehet Klanifornia. Dhe kete sezon sipas rregullave eshte e pamundur qe te kete publik ne salle.Hera e pare qe kthehem ne pune pa energji , pa mall & pa deshire.

Ndoshta nuk me lejohet te shprehem ne menyre te tille por per ate Zot Me mungoni shume , me mungojn duartrokitjet , me mungojne te qeshurat e verteta , me mungon emocioni , me mungon frymezimi , me mungon komunikimi sy me sy me te gjithe ju qe vinit cdo jave duke na ndjekur.

sikur te kisha “luksin” te mos punoja per te jetuar nuk do pranoja kurre te performoja deri sa te rikthehej normalitet , packa se harmonia me koleget dhe stafin e Klanifornias na e ben me te lehte punen dhe energjine per te prodhuar humor per ju! ME MUNGONI SHUME PUBLIK”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...