Denoncimi i ish-deputetes: Fëmijët shesin misra për të blerë librat e shkollës

Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj qeverisë, duke treguar sipas tyre “një realitet krejt ndryshe, larg propagandës”, përsa i përket kushteve të vështira me të cilat përballet sistemi arsimor sot.

Ka qenë ish-deputetja e demokrate Dhurata Çupi, e cila tregon realitetin e vështirë, me të cilin përballen fëmijët në rrethin e Dibrës dhe të Matit.

Sipas saj “dhjetëra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën”, ndërkohë që qeveria dhe ministria nuk bën diçka për t’i ndihmuar.

Reagimi i plotë i Çupit:

Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës.

Me dhjetra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën.

Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën.

Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës.

Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...