“E mole dhinë ti më, nuk i thuhet zëmra shpirti njerëzve në telefon, do të shkojë në majë të gjilpërës”, biseda e nënë e bij nga Berati që po thyen rrjetin

Një video është bërë virale së fundi në rrjetet sociale, ku një vajzë inskenon lidhje me një djalë, ndërkohë që nuk duhet humbur dhe reagimi i të ëmës së saj.

 

Familja, që sipas videos jeton në zonën e Beratit, ka theksin tipik të zonës, ndërsa te kjo video kanë gjetur veten shumë vajza të reja, që ende janë viktima të mentalitetit të zonave të mbyllura.

 

“Qysh moj, me kë llafos ti, i the zëmra, o të marrtë dreqi trutë o dhi e zgjebosur. Po mbaja vesh te dera unë e lashë kaven, ta dimë edhe ne ta marrim vesh, kush është ai person. Na thuaj dhe ne ta dimë, i thuhet shokut zëmra më, i thuhet burri, i thuhet fëmijës tënd, njeriut më të afërt.

Moj po dhinë e mole ti, ne punojmë xhatojmë përjashta. Të bredhësh mirë e mirë e pastaj të na thuash neve. O palaço do ti them babait”, është mes të tjerave biseda pikante në video, vërtetësinë e të cilës padyshim që nuk e garantojmë dot.

 

Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë një lojë për të fituar sa më shumë klikime në rrjet.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...