Meta i kërkoi informacione, shpërthen Rama: Nuk i jap llogari presidentit, ai do peshk

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live pyetjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta nëse ai ka folur në telefon me ministrin e jashtëm grek për çështjen e detit (zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon).

 

“Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit”, u shpreh Rama.

 

Po ashtu kryeministri mohoi të ketë një marrëveshje me Greqin, madje theksoi se negociatat kanë stopuar për shkak se nuk është gjetur dakordësi për delegjitmimin e ujërave territoriale.

 

Pjesë nga intervista në “Open”: Pse grekët janë në avancë me qëllime politike dhe duke i kthyer në iniciativë diplomatike?

 

Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë. Unë nuk ulem dot tani në këto banalitet e që të rri duke vënë metrin. Detin e keni aty mos kini merak. Shkoni lahuni rehat. Monikën e keni atje ju skuq edhe peshq. Nuk ka marrëveshje dhe me Greqinë problemi nëse zgjidhet, do të zgjidhjet vetëm me marrëveshje.

 

Pse kanë stopuar negociata me Greqinë?

Nuk është zgjidhur sepse nuk jemi dakordësuar pikë për pikë këtë çështje. Duhet dakordësi për t’u zgjidhur. Çështjen e marrëveshjes për delegjitmimin e ujërave territoriale.

 

Po përgatiteni për negociata të reja? “Kam kënaqësinë të flas shumë shpesh. Është një mik shumë i mirë dhe person me nivel pozitiviteti mbresëlënës. Me palën greke nuk kemi diskutuar në asnjë rast qysh se ka ndryshuar qeveria lidhur me çështjen e detit. Asnjëherë në asnjë instancë nuk kemi diskutuar.”- tha Rama.

 

Presidenti ju pyet nëse keni folur me ministrin grek?

“Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit. Ndërsa me kryeministrin e Greqisë kam folur dy herë. Një herë kam folur pas tërmetit dhe herën e dytë jam takuar në OKB.”- tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...