“Lufta e s*ksit”, gazetari i nxorri emrin se do jetë pjesë e listave për deputete, i përgjigjet Brisida Shehaj

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar emrat e tre bukurosheve që sipas tij pritet të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme në listat për deputete.

Bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri, që sipas tij do të kandidojë në listat e PS-së në Kukës, Klodjana Shalën nga PD, dhe ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj që sipas tij do të kandidojë në Gjirokastër, nga radhët e LSI-së.

Kjo e fundit përmes një reagimi në rrjetet sociale duket se ka ironizuar me shkrimin e Manes, ndërkohë që në Instagram e ka ripostuar shkrimin e tij shoqëruar me një ikonë me shenjën e të qeshurës me lot.

Prej disa ditësh Shehaj duket të ketë shfaqur shenja afrimi me LSI-në, ndërsa u shfaq në krah dhe të kryetares së LSI-së MonikA Kryemadhi teksa kjo e fundit ka qenë pjesë e kampit të të rinjve në Jalë. Mbetet të presim nëse ka ndonjë të vërtetë në pretendimi e manes.

“Lufta e s*ksit. Partitë historike dhe më të mëdha politike e kanë kuptuar që lidershipi i tyre i plakur, i lodhur nuk josh më elektorat. Zgjedhjet e prillit 2021 i ndezën motorët qysh tani në shtator dhe brenda kampeve politike ka filluar lakimi dhe përcaktimi i kandidatëve. Listat e hapura, mot do e bëjnë më të fortë dhe më interesante garën elektorale ndaj socialistët, demokratët dhe lësëistët u janë turrur emrave dhe fytyrave të reja.

Partia Socialiste kandidon në Qarkun e Kukësit aktoren tropojane Arjola Demiri duke synuar të mbledhë maksimum votash në një qark ku PD fiton përherë shumicën e mandateve. Në Qarkun e Gjirokastrës do të jetë e dyta në listën e kandidatëve Briseida Shehaj, ish socialistja e flaktë dhe ish drejtoresha e njohur e tatimeve e konvertuar tashmë në lësëiste. Me prindër nga Përmeti dhe Tepelena, zonjush Shehaj pretendon një mandat të dytë në qarkun jugor për LSI-në e Monika Kryemadhit.

Më të vështirë e ka sportistja kampione Klodiana Shala. Në kampin e Partisë Demokratike ajo është një emër i dashur e i respektuar por e fundit që vendos për emrat e kandidatëve demokratë është Aurela, gruaja e hekurt e liderit të squllët Lulzim Basha”, shkruante Mane në postimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...