Humb jetën 28-vjeçari, policia zbardh ngjarjen

Një djalë i ri, 28-vjeçar ka gjetur vdekjen një ditë më parë, teksa ishte duke punuar në një banesë në Krastë të Fushë Krujës. Policia thotë se vik tima, E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, është rrëzuar nga skela akside ntalisht e për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Në pranga policia vuri të zotin e banesës ku po kryheshin pune ndërtimi pa leje, ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin e firmës së ndërtimit.

 

“Specialistët për Hetimin e Kr imeve në Komisariatin e Policisë Krujë arr estuan në flagrancë shtetasin:

 

L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

 

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...