Ç’të hash/ Fileto Pule Të Pjekura Në Furrë Me Hudhër Dhe Djathë, bëhet për 5 minuta

Mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj. Ai është i pasur në proteina dhe vitaminë B6 të cilat janë të domosdoshëm për shëndetin. Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetshme e pulës dhe rekomandohet të përdoret rregullisht, sidomos duke zëvendësuar mishin e kuq. AgroWeb.org sot ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetshme që përgatitet lehtë.

 

Receta ka të bëjë me pjekjen e filetove të lyera me gjalpë me hudhër, erëza e djathëra. Kjo recetë është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë dhe për t’u kombinuar me perime të ndryshme të shëndetshme. Ju sjellim më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të provuar vetë në shtëpi këtë recetë me shije fantastike. Fileto Pule Të Pjekura Në Furrë Me Hudhër Dhe Djathë

Përbërësit:
120 gramë gjalpë, 4 thelpinj hudhër të grirë hollë, 75 gramë thërrime buke, 40 gramë djathë kaçkavall 200 djathë pice i grirë imët. Treçerek luge çaji me majdanoz të thatë, Treçerek luge çaji me rigon të thatë, Treçerek luge çaji me piper të zi pluhur Një lugë çaji me kripë 8 fileto pule të holla

 

Përgatitja:
Ndizeni furrën në 180 gradë. Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin. Kur ai të jetë nxehur, shtoni hudhrën dhe kaurdiseni në temperaturë të ulët për 5 minuta. Në një enë tjetër përzieni thërrimet e bukës, djathërat, majdanozin, rigonin, piperin dhe kripën.

 

Më pas, secilën filetë lyejeni me gjalpin me aromë hudhre dhe më pas në masën e erëzave dhe thërrimeve të bukës. Vendosini filetot e pulës në një tepsi dhe gjalpin e mbetur me hudhër hidhjani sipër. Piqini filetot në furrë për rreth 30 minuta, ose deri sa lëngjet e saj të jenë shteruar plotësisht e pula të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

TE TJERA