Nga e hëna në ekranin e ‘Top Channel’, Bora Zemani e thotë shkurt në promo: Nuk po zbulojmë asgjë akoma…

Në vetëm pak ditë pritet të nisë sezoni i ri televiziv, i cili do të vijë me ndryshime të tjera në ekranin e ‘Top Channel’.

 

Pak javë më parë u bë e ditur se formati ‘Përputhen’ do të kalonte në një fasho orari prej 18:30 duke shoqëruar çdo ditë teleshikuesit nën drejtimin e moderatores Bora Zemani.
Së fundmi edhe Bora ka ndarë në llogarinë e saj promon e re të formatit, i cili do të vijë edhe me më shumë risi.

“Nuk po zbulojmë asgjë akoma. Shihemi në 7 shtator”, ka pohuar Zemani në videon e publikuar në ‘Instagram’. Ndjekësit e saj kanë pohuar se po e presin me padurim nisjen e formatit, i cili me siguri do të ngjallë shumë kuriozitet.

Kujtojmë se sezonin e kaluar ‘Përputhen’ ishte pjesë e ‘E diell’ nën drejtimin e Nevina Shtyllës, megjithatë pas suksesit të madh televizioni i ‘Top Channel’ vendosi ta sjellë cdo ditë në ekran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...