Të dashura nëna! Jo, mos i ushqeni fëmijët me qumësht gjiri

Jo, absolutisht nuk duhet t’i ushqeni fëmijët me qumësht gjiri. Merrni frymë thellë, mbyllni të gjitha zhurmat dhe injoroni këshillat nga të gjithë të tjerët që mendojnë se ju njohin ju dhe trupin tuaj. Dëgjoni zemrën dhe trupin tuaj.

 

Nuk është nevoja t’i ushqeni fëmijët me gji. Mund ta keni dëgjuar shpeshehrë klishenë “qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm”, “është më i miri”, por kjo nuk e bën të vërtetë për çdo nënë në mënyrë të veçantë. Mos i ushqeni fëmijët me gji!

 

Si e di unë këtë? Sepse jam njëra prej tyre

“Duhet vetëm ta shtrydhësh më shumë…” më thoshte mikesha ime disa javë pas lindjes së tim biri. Isha duke qarë dhe duke u ankuar për thithkat e plasaritura dhe të gjakosura, por edhe për shenjat e zeza të mastitit të përsëritur. E dija që ajo nuk po përpiqej të bëhej mizore, por e dija gjithashtu se ajo nuk e kuptonte. Ushqyerja me gji, tek ajo erdhi natyrshëm, ndaj këmbëngulte që edhe unë të kisha të njëjtin sukses me të. Por ja që nuk e kisha. Provova gjithçka dhe asgjë nuk funksionoi. Dhimbja ishte e padurueshme. Edhe kur ajo vazhdonte të më thoshte që “ta shtrydhja edhe më shumë”, vetëm më bënte të ndihesha më keq. Ndërsa shqetësimi im fizik ishte i tmerrshëm, asgjë nuk ishte më e tmerrshme se gjendja ime shpirtërore dhe mendore.

 

Me kaq shumë presion (nga kudo dhe kushdo) për ushqyerjen e shëndetshme me qumësht gjiri, unë isha një rast i “paketës”. Qaja çdo ditë. U ndjeva shumë në faj duke kërkuar qumësht, por kuptova se ai po thahej. E dija që fëmija do të ishte shumë mirë me qumësht farmacie, por doja të bëja gjithçka të ishte e përkryer. Unë? Siç më kishin thënë të gjithë… Por kisha dështuar në një gjë, për të cilën mendova se trupi im ishte në gjendje ta bënte. Gjiri filloi të më dilte jashtë kontrollit. Jo vetëm që qaja çdo ditë, por edhe fillova të kaloja gjendje ankthi.

 

Në vend që të rrija javët e para me fëmijën tim, po mbytesha nga stresi. Nuk mund të flija për disa orë, sepse nuk më linte ankthi. Po marrëdhënia me bashkëshortin? Hiqeni nga mendja. Ai nuk e kuptoi se çfarë po kaloja, por e dinte se diçka duhej të ndryshonte. Më në fund, me forcën dhe mbështetjen e tij, nënës sime dhe mikeshës sime më të mirë, më nxitën ta ndaloja ushqyerjen me gji. Dhe pas një periudhe tjetër të mastitit, hoqa dorë.

 

Ditën kur qumështi u tha, isha përsëri unë. Kuptova se isha ende nënë e natyrshme që doja ta shijoja fëmijën tim në mënyrë të shëndetshme, edhe nëse kjo do të thoshte se nuk do të ushqehej me gji. Djali u kthye në gëzimin tim më të madh dhe të dy ishin shumë të lumtur. Unë, në të vërtetë, besoj se nëse do të kisha vazhduar të “luftoja”, do të kisha kaluar në depresion të plotë pas lindjes. Errësira që më pushtoi ato javë brenda dhe përreth meje ishte diçka që nuk mund të kalonte lehtë.

 

Prandaj nuk duhet të presim për të inkurajuar nënat e reja. Lumturia jonë vlen kur luftojmë.

 

Por nuk keni pse e ushqeni fëmijën me gji nëse nuk mundeni. Nuk keni pse e bëni nëse nuk doni. Nuk keni pse e bëni nëse kjo ju lëndon. Nuk keni pse e ushqeni fëmijën me gji nëse po merrni hormonet e depresionit apo edhe të simptomave të tjera pas lindjes. Nuk keni pse vazhdoni të ushqeni me qumësht gjiri nëse qumështi nuk vjen, por edhe kur kjo ju konsumon fizikisht. Nuk duhet ta bëni.

 

E vetmja gjë për të cilën nënat duhet të vazhdojnë të “shtyjnë” është forca dhe besimi te vetmja: Bëni atë që është më e mirë dhe më e drejtë për ju, trupin dhe fëmijën tuaj. Besoni në vetvete. Besojini fëmijës suaj. Po bëni më të mirën që mundeni.

 

Gjithmonë,

Një nënë natyrale dhe krenare që dështoi në ushqyerjen me qumësht gjiri

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...