Mund t’ju vjedhin të gjitha të dhënat, këto 6 aplikacione fshini menjëherë nga telefoni juaj

Google ka hequr edhe 6 aplikacione të tjera nga Play Store, ndërsa ekspertët e teknologjisë paralajmërojnë përdoruesit e sistemit Android t’i fshijnë këto aplikacione që përmbajnë viruse.

 

Sipas raportimeve, këto aplikacione përmbajnë virusin “Joker” që mund të instalojë në fshehtësi programe spiune të cilat më pas vjedhin të dhënat te abonimet që keni bërë.

 

Ndonëse këto aplikacione janë hequr nga Google Play Store, ato duhet të çinstalohen edhe nga telefoni, në mënyrë që të mos shkaktojnë dëm.

 

Aplikacionet me virus janë:

Safety AppLock: 10,000+ downloads

Convenient Scanner 2: 100,000+ downloads

Push Message-Texting&SMS: 10,000+ downloads

Emoji Wallpaper: 10,000+ downloads

Separate Doc Scanner: 50,000+ downloads

Fingertip GameBox: 1,000+ downloads

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME