Nuk do ta besoni se sa i dobishëm është përdorimi i kafesë në përditshmërinë tuaj

Dashamirësit e kafesë, sipas studiuesve mund të kenë një rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës, kancerit, si dhe një rrezik më të ulët për të vuajtur nga depresioni. Kafeja ka edhe më shumë fuqi të fshehura përveç përfitimeve shëndetësore, energjisë dhe shijes së mirë.

 

Ju sjellim në vëmendje disa nga dobitë që sjell përdorimi i kafesë në shtëpi.

 

1. Largon insektet

Ju mund të përdorni kafe për të larguar mushkonjat, mizat apo insektet e tjera. Thjesht spërkatni zonat ku doni të largoni insektet me kafe dhe vendosni atje një filxhan kafeje. Kjo do të krijojë një barrierë mbrojtëse kundër insekteve.

 

2. Mban lulet e freskëta për një kohë më të gjatë

Nëse dëshironi t’i mbani lulet tuaja të freskëta për pak më gjatë, mund të provoni të derdhni kafe të holluar në ujin e luleve. Kjo bën që lulet të qëndrojnë të freskëta në dhomën tuaj.

 

3. Pastron enët e kuzhinës

Bazat e kafesë kanë cilësi të shkëlqyeshme për pastrimin e enëve të kuzhinës. Thjesht vendosni disa baza kafeje në sfungjer dhe lani enët e gatimit si zakonisht.

 

4. Neutralizon aromat

Kafeja ka azot që ndihmon për të hequr aromat e këqija. Ju mund të vendosni kafe në një shami dhe ta vendosni atë në këpucë, sirtarë apo çantat e palestrës. Ju gjithashtu mund të vendosni pak kafe në një filxhan në frigoriferi, pasi ndikon për të hequr aromat e këqija nga ushqimet e prishura.

 

5. Brumë kafeje të bërë në shtëpi

Përbërësit:

1 filxhan kafeje
2 gota miell
1 gotë kripë
1 gotë ujë të nxehtë
Vaj
Përzieni miellin, kafenë dhe kripën, shtoni vaj dhe përzieni derisa masa të jetë e njëtrajtshme. Shtoni ujë pak nga pak derisa të merrni formën e duhur të brumit. Shijojeni!

 

Po ju a dini ndonjë mënyrë tjetër për të përdorur kafenë?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...