Kujdes! Dhjetë gjëra të cilat keni pastruar krejtësisht gabimisht?

Këto këshilla praktike do t’jua lehtësojnë jetën!

 

Kryesisht pastrojmë në një mënyrë të njëjtë me të cilën jemi mësuar. Mirëpo, si ju duket juve, nëse ne ju themi që disa gjëra, gjithherë i kemi bërë gabimisht!

 

Brusha e dhëmbëve

Për të kursyer para të cilat i shpenzoni në blerje të shpeshtë të brushës së dhëmbëve, ju nevojitet vetëm një gjë. Qitni uthull në një gotë dhe lëreni brushën disa orë të qëndrojë në të. Mos harroni që rregullisht ta lani edhe enën e vogël të brushës.

 

Furra e shporetit

Bëni pastën nga soda e bikarbonatit dhe uji. Atë tretje qiteni në sipërfaqe dhe brenda furrës dhe le të qëndrojë gjatë gjithë natës. Me leckë të njomur pastrojeni të tërën mirë. Pas këtij veprimi, brendësinë spërkateni me uthull dhe pastrojeni mirë me leckë të njomur. Furra juaj tani duket si e re.

 

Dërrasa e drunjtë për prerje

Për dërrasën e drunjtë për prerje nuk ju është i domosdoshëm detergjenti. Ju nevojitet vetëm një limon dhe krip! Merrni gjysmë limoni dhe krip, fërkojeni dërrasën dhe shpëlajeni me ujë. Thajeni, pastaj qitni pak vaj ulliri dhe fshijeni. Shmangni larjen në makinë të enëve

 

Tepsia

Te yndyrat e djegura në tepsi nuk ndihmon as brusha për larje me fërkim. Bëni përzierjen për pastrim. Merrni ¼ filxhan sodë bikarbonati dhe hidrogjen, përzieni këta dy përbërës derisa të bëhet tretja kremoze. Tretjen fërkojeni në tepsi dhe lëreni të qëndrojë disa orë. Do të befasoheni me rezultatin.

 

Dysheku

Për ta pastruar dyshekun, më parë pastrojeni me thithëse pluhuri. Pastaj nëpër gjithë dyshekun qitni sodë bikarbonati të përzier me disa pika vaji eterik (livandë). Le të qëndrojë soda e bikarbonatit mbi dyshek 2 – 3 orë, pastaj sërish pastrojeni me thithëse pluhuri. Pastaj mundeni ta pastroni edhe me leckë të njomur. Rregullisht rrotullojeni. Zëvendësojeni pas maksimalisht dhjetë vjetëve.

 

Rendja

Rendja është një ndër veglat e kuzhinës e cila më së vështiri pastrohet. Prandaj kemi zgjidhjen edhe për ju: merrni një patate dhe grijeni në rende. Thartira e cila gjendet në patate do t’i eliminojë të gjitha mbetjet nga kjo vegël e kuzhinës. Pastaj shpëlajeni me ujë.

 

Furra e mikrovalës

Mos e fërkoni furrën e mikrovalës. Mbusheni enën e qeramikës apo enën rezistuese ndaj zjarri me uthulle dhe ujë dhe futeni në furrën e mikrovalës dy minuta në temperaturën më të lartë. Furra e mikrovalës do të jetë plot avull, ndërkaq ju gjithë ndyrësinë thjesht fshijeni.

 

Lodrat e plastikës

Nuk keni nevojë t’i lani çdo lodër veç e veç. Nëse keni makinë për larjen e enëve thjesht mblidhni të gjitha lodrat dhe lani në makinë. Kullojeni ujin nga patat e gomës apo figurat e tjera që të mos mblidhet myku.

 

Pjesët e hekurta

Një çorape të vjetër njomeni në përzierje uji dhe uthulle dhe lani pjesë pas pjese.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...