VIDEO/ “Sandër Lleshaj më premtoi”, familja me 6 anëtarë në qiell të hapur prej 1 viti

Gati një vit pa shtëpi, familja Zef Boçi me 6 anëtarë në Fushë Mamurras Kurbin, ende jeton jashtë ambienteve të banesës së dëmtuar që nga tërmeti i shtatorit të vitit të kaluar.

 

Ndërsa tërmeti 26 nëntorit këtë banesë e dëmtoi akoma dhe më shumë, dhe kjo familje me 6 anëtarë kanë përjetuar ditë të vështira si në stinën e dimrit, ashtu dhe në temperaturat e larta të kësaj vere.

 

Zefi dhe pse është invalid, vendorët dhe komisionet e verifikimeve nuk ia kanë vlerësuar këtë banesë, madje banesa e tij tashmë e shkatërruar është vlerësuar në nivelin më të ulët.

 

Kryefamiljari pas shumë kontaktesh dhe kërkesash me autoritetet vendore, nuk ka arritur të përfitojë nga akseset e qeverisë në investimet në banesën e tij. Sipas kryefamiljarit Boçi, institucionet vendore kanë anashkaluar problemin e dëmtimit të banesës së tij.

 

Ndërsa pas rënies së tërmetit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj premtoi rregullim të plotë duke e vizituar dhe verifikuar banesën e dëmtuar nga tërmeti por ende nuk është vënë dorë mbi të.

 

Inxhinierët i kanë thënë gojarisht se shtëpia është e pabanueshme, por që nuk e firmosnin dot pa urdhër të kryetarit, e krytari sipas Zefit, nuk është dukur.

 

Bërë plot një vit që jam këtu, invalid, pa pikë turpi prefekti më merr nuk e mbaj mend orën, nga mesnata, më thotë më vjen keq se po fle brenda. Kjo nuk bën më, është themeli me bodrum. Komisioni e ka nxjerë të banueshme banesën. Vetëm dyer e dritare kam hequr. Kam kërkuar çadër, kam kërkuar ndihma. Asnjë ndihmë nuk më është dhënë.

 

Inxhinierët gojarisht dhe jo me shkrim më kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk e firmosim dot pa urdhër të kryetarit. Kryetari nuk ka ardhur dhe kështu ka ngelur. I bëj apekl shtetit që së pari të vijë të shikojë se ku jetoj, me gjithë këtë kohë, virus e dreq që na gjeti ne”, tha Zef Boçi për Fax News.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...