Selena Gomez i dërgon dhuratë këngëtares shqiptare

Selena Gomez ka bashkëpunuar me grupin e vajzave koreane Blackpink në një këngë të quajtur ‘Ice Cream’, e cila është publikuar ditën e sotme dhe renditet e para “on trending”.

 

Gocat po festojnë publikimin e këngës me një akullore të frymëzuar nga kënga. Firma e akullores Serendipity ka dalë me variantin e ri të quajtur “Cookies & Cream Remix “të frymëzuar nga bashkëpunimi i tyre.

 

Selena njoftoi në Instagramin e saj pasditen e djeshme se është partnerja më e ri e Serendipity, që është, natyrisht, e lidhur me restorantin e famshëm të qytetit të Nju Jorkut Serendipity3.

 

Akulloret do jenë në markete si edhe do shiten online duke nisur nga dita e sotme për 5,99 dollarë. Ditën e djeshme para publikimit të këngës Selena u ka dërguar nga një kuti me akullore dhuratë disa prej figura publike, bashkëpunëtorëve dhe shokëve të saj. Dhe në këtë listë duket të ketë qenë dhe Bebe Rexha.

 

Shqiptarja ka ndarë disa video në Instastory, duke falenderuar Selenën, teksa nuk mund ta fshehte dot entuziazmin. Të gjithë do lumturoheshim shumë nëse do merrnim një kuti të tillë nga Selena dhe duke qenë se Bebe qenka në listën e saj, urojmë që në të ardhmen të na sjellin edhe ndonjë bashkëpunim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...