Momente ankthi, shtëpia përfshihet nga flakët, mamaja hedh fëmijën nga kati tretë për ta shpëtuar

Një vogëlush në Kinë fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët, pasi mamaja e hodhi nga dritarja e shtëpisë, e cila ishte e përfshirë totalisht nga flakët.

 

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rajonin Yanshan. Në pamjet e bëra virale është fiksuar momenti kur mamaja hedh fëmijën nga banesa tre katëshe, ndërsa fqinjët të cilët ndodheshin poshtë dritares, e pritën atë me çarçaf. Dëshmitarët thanë se e ëma dhe djali dhe motra e tij ishin të bllokuar në shtëpinë e përfshirë nga flakët.

 

Fillimisht ishte djali ai që u shpëtua, e më pas u shpëtua dhe motra e tij. Ndërsa edhe mamaja e tyre arriti që të shpëtonte, por ndryshe nga vogëlushët ajo mori disa plagë të lehta në trup. Raportohet se zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa policia ka nisur një hetim për të mësuar shkakun kryesore të zjarrit, shkruan “Daily Mail”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...