Ushqime Provojeni ta bëni në shtëpi këtë akullore e do mbeteni pa fjalë nga shija: Ju duhet vetëm pak rrush

Fansat e akullores me siguri e kanë vënë re që është thuajse e pamundur të gjejnë një akullore me shije rrushi.

 

5 Arsye Përse nevojitet Të Hani Më Shumë Rrush Të Zi – Gazeta Shëndeti
Aq e vështirë është, sa rrallë herë të shkon mendja tek shija e rrushit kur të duhet të zgjedhësh akulloren tënde. Pse është kaq e vështirë të përgatitet?

1. Rrushi përmban shumë ujë

 

Rrushi është nga ato fruta që mban shumë ujë, thuajse 81%. Kur ngrin ajo bëhet akull dhe kjo çon në një akullore të mbuluar me copëza akulli që e bëjnë atë më pak kremoze dhe më shumë ujë. Diçka e tillë do t’i ndryshonte shijen.

 

Kur provoni ta bëni në shtëpi, është më e lehtë, por në sasi të mëdhaja, një akullore me shije rrushi nuk shijon siç e imagjinoni ju. Për shumicën e kompanive, akullorja me këtë shije është humbje kohe dhe përpjekje e kotë.

2. Akullorja me rrush s’do të jetë kurrë e famshme

 

Fatkeqësisht, njerëzit nuk janë mësuar ta lidhin këtë frut me akulloren. Ka edhe fruta të tjera që përmbajnë shumë ujë, siç është qershia, por njerëzit e duan!

Rrushi nuk është gjëja e parë që vjen ndërmend kur mendojmë për një akullore. Duket i çuditshëm dhe jo i zakonshëm. Prandaj komecializimi i tij është me risk. Njeriu ka tendencën të mos dojë të provojë diçka që s’e njeh dhe s’e ka provuar më parë.

 

Në vend të akullores, përdoreni rrushin për një sorbeto të akullt!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...