Nevojat e tyre duhet të merren parasysh’, Gjermania e bën të detyrueshme shëtitjen e qenve

Të shkosh në shëtitje me një qen dy herë në javë për një orë mund të bëhet i detyrueshëm me ligj nga viti i ardhshëm në Gjermani.

Kjo mund të bëhet gjithashtu e obligueshme për të mos pasur të drejtë për ta lidhur qenin për një periudhë të gjatë.

 

“Kafshët shtëpiake nuk janë lodra të mbushura, nevojat e tyre duhet të merren parasysh”, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner në lidhje me ndryshimet e planifikuara.

Sipas rregullave të reja, pronarët e qenve kanë këto detyrime:

 

-të dërgojnë kafshën shtëpiake për shëtitje dy herë në ditë për të paktën një orë

– qeni nuk duhet të qëndrojë vetëm gjithë ditën

Klöckner thotë se këto ndryshime bazohen në këshillat e ekspertëve për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.

 

Një draft i rregullave të reja tashmë është përgatitur dhe mund të bëhet ligj vitin e ardhshëm.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Bujqësisë thotë se ka gjasa që pronarët e qenve të vizitohen nga policia, në mënyrë që të kontrollojnë nëse kanë shkuar për shëtitje.

 

Ligji i ri ndalon shkurtimin e veshëve ose bishtit të qenve. Qentë, sjellja e të cilëve nuk është e përshtatshme për speciet të cilave ato i përkasin, nuk do të mund të shkojnë në shfaqje./tch

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...