Ky 70-vjeçar kuItivon frutin e panjohur për shqiptarët: Është pIot me vitamina dhe bën mrekulli për shëndetin tuaj

Ai është 70 vjeç, por ashtu siç rr.ëfen, puna në bujqësi e ka mbajtur të fortë. Qazim Muhametaj, një fermer në Llakatund të Vlorës e ka lidhur jetën e tij me bujqësinë dhe kultivimin e frutave të ndryshme.

Qazim Muhametaj – Shqiptarja.com

Por, Muhametaj ndalet tek një risi që ai ka futur në Shqipëri, kultivimin e kivit dhe së fundi edhe të frutit të Goji berrit një frut me jetëgjatësi 100 vjecare. I panjohur ndoshta për shumë prej konsumatorëve, manat goxhi, apo siç gjenden zakonisht me emrin

Goji Berry, janë një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum. Ato janë të kuqe, kokërr vogla në pamje të parë, ngjajnë me frutin e thanës por kur priten në mes ato ngjajnë si domatet, por në përmasa shumë të vogla. Një frut i rrallë për Europën,

por shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Kinës, së fundmi edhe në Shqipëri.

 

70 vjeçari thotë se këtë frut të rrallë fillimisht e kanë kultivuar izraelitët, ku përveç se është i shijshëm ka edhe veti mj.ekësorë. Muhametaj shpjegon se 10 kokrra në ditë nga ky frut kanë një efekt mrekullibërës për organizmin e njeriut.

 

“Fillimisht mbolla kivi. E pashë që kishte rendiment dhe e shtova nga 300 rrënjë në 1000 rrënjë. Pastaj duke parë, mbolla goji berri. Duke parë që kishte interes e shtova edhe këtë. Në Vlorë jam i pari që kultivoj këtë bimë. Fermerët duhet të mbjellin këtë bimë. Njerëzit nuk duhet të hajnë më shumë se 10 kokrra në ditë, pasi është b.ombë vitaminash”, rrëfen 70-vjeçari.

 

Fermeri kërkon që të mbahet premtimi i bërë për krijimin e ambienteve dhe magazinave frigoriferike për të ruajtur prodhimin e të mos rre.zikohen fermerët nga dë.mtimi i tij.

 

“Shteti shqiptar duhet të krijojë në çdo qendër administrative një magazinë, dhoma frigoriferike. Duke qenë magazina, ne do të funksiononim sipas kërkesave dhe nevojave të tregut. Ne vuajmë. Ka raste që na kthehet malli. Por, ka raste që nuk na kthehet pasi kaIbet”, shprehet Muhametaj.

 

Qazim Muhametaj kërkon rikthimin e vëmendjes tek bujqësia në vend, aty ku sipas tij edhe ekonomia merr zhvillim, ndërsa ju bën thirrje të rinjve që të kthejnë sytë nga bujqësia.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...