‘Dobësohu pak zemër se më super dukesh’, Ronela i përgjigjet ndjekëses

136

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati përpos sukseseve të saj muzikore muzikore, njihet edhe për mënyrën e drejtëpërdrejtë të të shprehurit.Përmes instagramit, ajo ka postuar një video ku shfaqet e mbyllur në një kuti, dhe shpreh kështu pamundësinë për të shfaqur 4 projektet e reja muzikore që janë në horizont.

 

Të shumtë janë ndjekësit që e komplimentojnë për pamjen e saj, ashtu sikurse nuk kanë sesi të mungojnë as komentet negative.‘Dobësohu pak zemër se më super dukesh’, është ky një nga komentet që vihet re mes shumë komentesh në statusin e këngëtares.

 

Mesa duket Ronela nuk ka dashur ta kalojë në heshtje këtë koment dhe nuk ia përton asaj duke iu përgjigjur që ‘nesër’ do dobësohet, pra që as ka ndërmënd të heqë kilet e saj, vetëm se njerëzit duan ta shikojnë më elegante.