“Kjo që thotë që ka ikur nga Top-i”, Arbana Osmani i bën konfuzë të gjithë me deklaratën për Xhemin

Zërat rreth largimit të moderatores së njohur, Xhemi Shehu nga programi i humorit ‘Portokalli’ dhe televizioni i ‘Top Channel’ i ka konfirmuar disa ditë më parë vetë ajo me anë të një komenti në rrjetet sociale.

 

“Nuk do lodhem duke e parë nga shtëpia”, ishte komenti i moderatores i cili i bindi të gjithë se nuk do të shfaqej në ekran këtë sezon. Megjithatë duket se shoqja e saj e ngushtë, Arbana Osmani i ka bërë të gjithë konfuzë me një foto të vetme në llogarinë e saj.

 

“Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Osmani krah fotos me Shehun ku shfaqen në ambientet e ‘Top Channel’. “Ty shyqyr të erdhi sinjali njëherë”, i ka kthyer përgjigje Xhemi duke mos lënë pas dhe humorin që i shoqëron vajzat gjithmonë.

 

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta e largimit të Xhemit pas postimit të fundit të Arbanës, megjithatë çdo gjë mund të zbulohet vetëm pasi të nisë sezoni i ri televiziv në muajin shtator apo tetor.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...