U hodh nga varka e nuk doli më, gjendet trupi i 24-vjeçarit që u mbyt në liqenin e Shkodrës

Kërkimet dy ditore të polumbarëve në liqenin e Shkodrës, kanë bërë të mundur ditën e sotme nxjerrjen e trupit të pajetë të një të riu i cili u mbyt duke u larë.

Viktima është 24-vjeçari Bekim Dema, i cili qysh prej pasdites së djeshme nuk gjendej.

I ndjeri nga fshati Kotsh i Malësisë së Madhe, në vendin e quajtur Balshaj u hodh nga varka për tu larë, por nuk doli më.

Lidhur me ngjarjen policia tha se rreth orës 17:10 të së shtunës, në liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona.

Nëri nga djemtë Bekim Dema, 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë më nga uji, duke bërë që të nisin kërkimet.

TE TJERA

spot_img