Xhaçka kthehet nga Kakavija, ”dëshpërohet” për shqiptarët në hotelin me 5 yje në Himarë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u duk tejet e pikëlluar ditën e djeshme para kamerave kur u pyet për situatën në Kakavijë dhe Kapshticë. Shkoi deri atje me helikopter,

fakt të cilin e mohoi më pas me një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes, për të monitoruar situatën dhe për t’i bërë të ditur publikut që kjo s’ishte puna e saj teksa i hakërrehej pyetjeve të gazetarëve.

Mesa duket këtë trishtim, Xhaçka ka vendosur ta ndiejë në një vend luksoz, ku fjetja bëhet në suita dhe pjatat kapin vlerë marramendëse. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të saj. Ai shkruan se ajo është fotografuar në një hotel me 5 yje në Himarë, shoqëruar me disa nota ironie.

Berisha shkruan: Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare. Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb

Prej katër ditësh tashmë mijëra qytetarë shqiptarë presin në radhë për të kaluar kufirin me Greqinë, pasi kjo e fundit kërkon testimin e detyrueshëm për secilin në kufi, dhe punon me staf të kufizuar. Vargu i makinave ka shkuar deri në 25 kilometra, ndërkohë disa prej qytetarëve kanë 2 apo 3 ditë që presin në radhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...